Nga masakra e Sanatoriumit te 6 plumbat në Bruksel, "lufta" nuk ndalet mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nokës

12 June 2022, 23:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga masakra e Sanatoriumit te 6 plumbat në Bruksel, "lufta" nuk
Erion Hasanbelliun

Një shqiptar është qëlluar me 6 plumba në qendër të Brukselit, në Belgjike dhe bëhet fjalë për Erion Hasanbelliun, ose ndryshe i njohur me emrin Mikel Rakipllarin. Sipas mediave belge raportohet se 43-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën dhe ndodhet i shtruar në spital.

Dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Nokës, shkruan shqiptarja.  Gjithçka nisi në vitin 2000, Kasandër Noga hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin te shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend.

Më pas hakmarrja vazhdoi edhe me një seri ngjarjesh të tjera, pasi Erion Hasanbelliu bashkë me vëllain e tij Geron Hasanbelliu ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në 2002.

Akuza për trafik droge dhe prostitucion

Policia e Elbasanit ekzekutoi më 25 korrik të 2015-ës një urdhër ndalimi ndaj vëllezërve, me akuzën e trafikut të drogës dhe prostitucionit. “Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Milanos Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti për veprat penale; “Trafik droge”, “Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni”, parashikuar nga nenet 3,4, 416 të Ligjit 75/58, si dhe nenet 73,80 të Ligjit 309/90 të Kodit Penal Italian”, thuhej në komunikatën e asaj kohe.


Kur ndodhi masakra e Sanatoriumit

Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vellezërve Hasanbelliu) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjeje, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës.


Nga Hakmarrja në Belgjikë tek arratisja në Itali

Vëllezërit Hasanbelli, u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelliun tentojnë të hakmerren. Në Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojnë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatoriumit u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm.
Kasandri

Ndërkohë, autoritetet belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit.

Çështja shkoi në Apelin e Vlorës e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron Hasanbelli në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.


Video