VIDEO/ Humbi pas vetëm 2 raundesh, Nelson Hysa: Ishte ndeshje e lehtë, rivalit iu lodhën sytë!

29 Nëntor 2026, 11:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Humbi pas vetëm 2 raundesh, Nelson Hysa: Ishte ndeshje e lehtë,
Nelson Hysa

Në ndeshjen e mbajtur mbrëmë në stadiumin e Dyseldorfit mes boksierit shqiptar Nelson Hysa dhe atij kurdo-gjerman Agit Kabayel, Hysa u dorëzua pas vetëm 2 raundesh, për shkak të dëmtimit në krahun e majtë.

Kjo përballje ishte e vlefshme për titullin kampion Bote në peshat e rënda, WBC.

Pas duelit, teksa boksieri shqiptar ishte me ekipin e tij, janë zbardhur disa fjalë që ai ka shprehur, ku theksonte: 

“Ishte një ndeshje e lehtë. Ai nuk po godiste asgjë, nuk kishte grushte. Ose nuk kishte grusht fare, asnjë lloj grushti. Iu lodhën sytë, betohem, iu lodhën sytë”. Me këtë disfatë, Hysa prishi rekordin e tij absolut, i cili ishte 25 – 0, por nuk është më.  


Vox Pop

Video