
Katër ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e tetë, prodhuan surpriza në rezultate.
Manchester United pësoi një humbje të hidhur me rezultatin 3-0 në shtëpi nga Bournemouth. Një disfatë e rëndë për “djajtë e kuq”, e cila mund të sjellë shkarkimin e trajnerit Michael Carrick.
Miqtë kaluan në avantazh me Rayan në minutën e 38-të, ndërsa shënuan edhe dy herë të tjera me Tavernier në minutën e 43-të dhe Evanilson në minutën e 71-të.
Me këtë humbje, Manchester United zbret në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë. Trajneri Carrick mund të largohet, pasi prej kohësh përflitet për një shkarkim të tij.
Në duelin tjetër, Liverpool fitoi 2-0 ndaj Brihgton në “Anfield”. Një autogol nga Gross në minutën e 17-të dhe një gol i shënuar nga Isak në minutën e 21-të, i dha suksesin të kuqve.
Me këtë fitore, Liverpool ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Brighton mban vendin e tretë me një pikë më shumë.
Në duelet e tjera, Neëcastle fitoi 0-2 ndaj Crystal Palace, ndërsa Hull City dhe Brentford barazuan 1-1 mes tyre.