Haaland nuk mjafton, Aston Villa i shkakton City-t humbjen e parë në Premier League

24 October 2026, 16:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Haaland nuk mjafton, Aston Villa i shkakton City-t humbjen e parë në

Manchester City pësoi humbjen e parë sezonale në Premier League.

“Qytetarët” u mposhtën me rezultatin 2-1 në transfertë nga Aston Villa, në duelin e javës së tetë.

Heroi i takimit ishte Nicolas Jackson, që shënoi dopietë për vendasit. Sulmuesi zhbllokoi takimin në minutën e gjashtë, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 52-të, Erling Haaland barazoi shifrat, pas një asisti të marrë nga Ndiaye.

Megjithatë, Jackson riktheu avantazhin 8 minuta më vonë dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Pavarësisht humbjes, City mbetet në krye me 21 pikë, ndërsa Aston Villa me 10 pikë, mban vendin e gjashtë.

 


Video