Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare mori vendimin për të varur këpucët në gozhdë në moshën 35 vjeçare gjë që e konfirmoi vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
‘Faleminderit, futboll! Do të më mungosh-shkruante Armando Sadiku në postimin e tij ku kishte publikuar edhe një video emocionuese me momentet më të mira gjatë karrierës së tij.
Tani Armando Sadiku do të nisë një karrierë të re, këtë radhë pas një tryeze zyre pasi do të jetë në rolin e Drejtorit Sportiv të Bellinzonës në Zvicër, diçka që u konfirmua nga vetë klubi helvet përpara pak ditësh
Armando Sadiku është një prej shënuesve më të mirë në Kombëtaren shqiptare. Sulmuesi ka shënuar 12 gola me fanellën kuqezi në 38 ndeshje të zhvilluara në total.
Por goli momenti që do të kujtohet më shumë nga karriera e Armando Sadikut, është goli historik i shënuar prej tij në ndeshjen nda Rumanisë në Evropianin e Francës në vitin 2016, gol që i dha fitoren skuadrës sonë përfaqësuese në pjesëmarrjen e saj të parë në atë kompeticion madhor.