“Kam rrahur burra...”, rrëfehet Valbona Selimllari: Për fëmijët braktisa karrierën, ja ku kam gabuar

13 Nëntor 2026, 22:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Kam rrahur burra...”, rrëfehet Valbona Selimllari: Për
Valbona Selimllari

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, Valbona Selimllari rrëfeu se ka rrahur djemtë që kanë guxuar që t’i afrohen.

Kur moderatori Luiz Ejlli i tha se si do të prezantonte veten e saj, Valbona u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë e mirë në prezantimin e vetes. Por shtoi se është e paqtë dhe ka një personalitet shumë të fortë.

“O sa kam rrahur. Jam nga ’91 dhe ’97”, tha duke qeshur Selimllari.

Më pas, Luizi i përmendi një lajm që ka qarkulluar së fundmi për të, ku thuhej se e kanë dhunuar. Valbona e mohoi kategorikisht dhe shtoi se në fakt ajo ka rrahur djemtë që kanë guxuar që t’i afrohen.

“O Luiz, sa djem i kam rrahur, kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ato 3 djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Luizi: Ti ke studiuar aktrim, pse ndalove?

Valbona: Sepse vetëm një eksperiencë kam si aktore te Don Zhuan.

Luizi: Miset shquhen për paqe në botë, sa je ti për paqen?

Valbona: Ka disa momente shumë interesante. Te misi kur përfaqëson vendin tënd, do thuash disa gjëra, si paqja. Pa paqe nuk ka jetë. Po tani ka marrë një vlerë tjetër. Lutem për paqe shumë shpejt. Pa dashur mundohem ta shmang realitetin. Më dhemb shpirti. Po ta kisha në dore me një shkop magjik do kisha zhbërë.

Luizi: Ku e gjen paqen?

Valbona: Na është prishur pak, kur je mama e 3 fëmijëve. Ata janë ata që ma marrin dhe ma sjellin prapë. Kam bërë një kompromis, ta marrin dhe të ma japin kur të duan.

Luizi: Si e ke raportin me rrjetet sociale?

Valbona: Nuk i shoh. Jam shumë pak aktive në Instagram, postoj shumë radhë. Tashmë me gjithë këtë informacion më dhemb shpirti. Kam bërë një gjë shumë të mirë, kam ndryshuar algoritmin.

Luizi: Te një postim i fundit ke mbyllur komentet, ça ndodhi?

Valbona: Janë shqetësuar djemtë. Unë nuk i lexoj, por e ndjej se kur ka diçka që nuk shkon dhe cenon fëmijët.

Luizi: Doli një lajm së fundmi që thoshte se Valbona Selimllari është dhunuar

Valbona: O Luiz, sa djem i kam rrahur, kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ato 3 djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen.

E pyetur nga moderatori Luiz Ejlli se si është si nënë, Valbona tha se kësaj pyetje do donte që t’i përgjigjeshin djemtë e saj.

“Sa do doja të përgjigjeshin djemtë e mi. Ndonjëherë me të sharat, vënë duart te veshët, se kritikoj. Sa të jem nënë ky zëri im nuk ka shans të ikë nga ju. u kam thënë dua të jeni njerëz, të bëni jetë cilësore. Fjalët e mia do jenë dhimbje veshi për ju, por nuk më intereson. Por kemi dhe të qeshurat tona”, u shpreh ajo.

Ndërsa e pyetur nëse është me lehtë me rritur vajza apo djem, Valbona u shpreh se “djemtë lëndojnë, kurse vajzat jo”.

“Vajzat janë dashuri. Fëmija është bekim, Zoti na i ka falur, i them faleminderit nga mëngjesi në darkë. Vajza bën një diferencë. Vajza nuk të lëndon, djemtë po. Ata mërziten kur të lëndojnë, por kur ta kuptojnë, mua ma kanë bërë plagë shpirtin. Djemtë janë të vështirë. U kam thënë se do bëjnë gabime, por të bëjnë gabime që kanë fuqi në kurriz që ti mbajnë, jo ato nuk i mbajnë dot”, vijoi Selimllari.

Duke folur për fëmijët e saj, Valbona u shpreh se ka lënë gjithçka për ta, derisa janë bërë 15 vjeç.

“Unë kam lënë karrierë e gjithçka për të qenë më ta. Deri në 15 vjeç, çdo ditë të jetës sime. Për fat kanë dhe modelin tim. Kam një shpirt të madh, jam shumë njerëzore. Kam qenë pak e rreptë, me e rreptë seç duhet. Kohët e fundit e kam quajtur një gabim, taktikë. Me vajzën kam ndryshuar”, tha ajo.

E pyetur nga Luizi nëse janë xhelozë dhe a i kërkojnë llogari, Selimllari u shpreh se për ata ajo është “drama queen”. Por shtoi se nuk i kërkojnë llogari pasi ajo është shumë e kujdesshme dhe e sinqertë me ta.

“Jo deri këtu, nuk janë xheloz, jam shumë e kujdesshme, jam shumë e sinqerte. Nuk ka asgjë që ata nuk dinë për mua”, vijoi Valbona.

Duke folur për të bijën, ajo tha:

“Mamaja ime ka tre vajza dhe një djalë. Unë e di se si funksion vajza. Përdora taktika të tjera me vajzën, ajo është dashuri. E di ça më ndodh tani që e shoh të rritur, se është bërë më e gjatë se mua, vdiqa për atë të vogël, shumë e lezetshme”.


Video