Dua Lipa në krye të Coachella-s, Madonna rikthehet në skenën e madhe

11 Nëntor 2026, 18:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dua Lipa në krye të Coachella-s, Madonna rikthehet në skenën

Festivali i njohur i muzikës Coachella ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë në edicionin e ardhshëm, i cili do të zhvillohet në datat 9–11 prill dhe 16–18 prill, në Empire Polo Club, në Indio të Kalifornisë.

Në krye të festivalit këtë vit do të jenë tre emra të mëdhenj të muzikës ndërkombëtare: Dua Lipa, Tame Impala dhe SZA, ndërsa Daddy Yankee do të ketë një performancë të veçantë në kuadër të aktivitetit “In the Desert”.

Edicioni i ardhshëm pritet të sjellë një përfaqësim të gjerë të muzikës elektronike dhe DJ-ve më të njohur në skenën ndërkombëtare.

Mes emrave të konfirmuar janë Tiësto, Martin Garrix, Dom Dolla, Kygo, Peggy Gou, Charlotte de Witte, Amelie Lens, Sara Landry, Solomun dhe Four Tet.

Një rikthim i madh dhe i pritur ndërkaq do të jetë edhe ai i Madonna-s në skenën e madhe amerikane.

Prania e këtyre artistëve e bën muzikën elektronike një nga elementet kryesore të programit të festivalit, duke përfshirë zhanre të ndryshme, nga house dhe techno deri te melodic techno dhe progressive house.

Coachella do të zhvillohet në dy fundjava radhazi, me të njëjtin program bazë artistik, duke u ofruar mijëra fansave nga e gjithë bota mundësinë të ndjekin disa prej emrave më të rëndësishëm të muzikës bashkëkohore.

Me një kombinim të yjeve të pop-it, muzikës alternative, hip-hop-it dhe elektronikës, Coachella synon të ruajë statusin e një prej festivaleve më të rëndësishme dhe më të ndjekura të muzikës në botë.


Video