
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Fation Kuqari, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pas një postimi në Instagram, ku është shfaqur në krahët e partneres së tij, duke zgjedhur të mos zbulojë portretin e saj.
Megjithatë, sipas Bling Magazine, vajza misterioze që shfaqet pranë Fationit është Isabela N., emër që tashmë po përflitet si pjesë e jetës së tij sentimentale. Mësohet se Isabela është me profesion arkitekte, ndërsa është gjithashtu e angazhuar në politikë.
Fotot e publikuara nga çifti kanë marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet pozitive dhe urimet nga ndjekësit. Deri më tani, as Fationi dhe as Isabela nuk kanë bërë një reagim publik për raportin e tyre.
