Balla nga supermarketi, Braçe nga shtëpia me fasule e qepë për të bindur qytetarët për uljen e çmimeve

11 Nëntor 2026, 17:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Balla nga supermarketi, Braçe nga shtëpia me fasule e qepë

Taulant Balla u shfaq dy ditë më parë në një supermarket duke blerë vaj, miell dhe oriz, për të treguar se nga 1 janari, çmimet e ushqimeve do të ulen.

Kjo, sipas tij, falë paketës së re fiskale.

Sot, Erion Braçe ka postuar një video duke ngrënë drekë në shtëpi.

Me pjatën me fasule para, Braçe shprehet se TVSH-ja për ushqimet nga 1 janari do të jetë vetëm 6%.

Në realitet ndërkohë, çmimet e ushqimeve, por jo vetëm, janë ndër më të shtrenjtat në Europë. (Vox News)

 


Video