Dosja “Metamorfoza”, Apeli i GJKKO-së shpall vendimin për disa nga të pandehurit! (Emrat)

11 Nëntor 2026, 13:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dosja “Metamorfoza”, Apeli i GJKKO-së shpall vendimin për
Astmer Bilali/ Behar Bajri

Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e operacionales Oltion Bistrin duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 7 vite e 4 muaj. 

Ndërkohë për Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Behar Bajrin janë lënë në fuqi dënimet e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme.

Xhevahir Lita u dënua me 5 vite burgim që me gjykim të shkurtuar zbriti në 3.4 vite. Ai u lirua njëkohësisht me Bistrin për shkak të shlyerjes së dënimit në paraburgim.

Dënimet e shkallës së parë të Gjykatës së Posaçme:

Edmond Preka 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë

Behar Brajovic (Bajri) 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë

Astmer Bilali 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë


Video