"Korrupsion në zgjedhje", deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK, pritet të merret e pandehur (VIDEO)

11 Nëntor 2026, 10:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Korrupsion në zgjedhje", deputetja e PS, Sara Mila paraqitet

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku pritet të pyetet për një çështje nën hetim.

Burime për Vox News bëjnë me dije se emri i deputetes ka dalë në përgjimet e një grupi kriminal gjatë zgjedhjeve të kaluara, në lidhje me dyshimet për blerje dhe trafikim votash.

Sipas të njëjtave burime, Mila do të pyetet nga prokurori Bledar Maksuti për rrethanat e kësaj çështjeje, për të cilën pritet të merret e pandehur. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me paraqitjen e saj.

 


Video