A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për anëtarësimin në BE brenda 2027-s?

26 Nëntor 2026, 15:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A mund të mbyllë Shqipëria negociatat për

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, gjatë pjesëmarrjes në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian.

Në fjalën e saj, Kos e cilësoi vitin 2026 si një periudhë me zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi se vendi ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm dhe shprehu pritshmërinë që një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave të mbyllen brenda këtij viti.

Komisionerja vlerësoi gjithashtu reformat e ndërmarra nga Shqipëria, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit të tyre për avancimin e procesit të integrimit.

“Ky vit ka sjellë përparim të jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së. Presim që një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave të mbyllen brenda këtij viti. Keni ndërmarrë reforma të rëndësishme. Viti 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë”, u shpreh Marta Kos.

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e dialogut, paqes, lirisë dhe begatisë, duke e cilësuar Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian si një mekanizëm të rëndësishëm për të ndjekur dhe çuar përpara rrugëtimin evropian të vendit.


Vox Pop

Video