Transferimi i Veliajt, ministri Gogu i përgjigjet Xhafajt dhe Çuçit!

30 October 2026, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Transferimi i Veliajt, ministri Gogu i përgjigjet Xhafajt dhe
Fatmir Xhafaj/ Erion Veliaj/ Bledi Çuçi

Ministria e Drejtësisë i ka kthyer përgjigje shkresës së deputetëve Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar deputetët se aktualisht po inspektohet dhe verifikohet e gjithë procedura e ndjekur për transferimin e Veliajt.

Çuçi dhe Xhafaj i ishin drejtuar më herët me një letër zyrtare ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, ku kërkonin informacion mbi mënyrën se si ishte kryer transferimi dhe nëse ishin respektuar të gjitha procedurat ligjore.

Dy deputetët kërkuan të njihen me dokumentacionin dhe hapat institucionalë të ndjekur për këtë vendim. Ndërkohë që në një reagim të bërë dje për mediat, Drejtoria e Burgjeve e cilësoi një sekret hetimor procedurën e transferimit të Veliajt drejt Fierit.


Video