Mediat maqedonase: Arrestohet pronari i spitalit "Sante Plus" në Tiranë. Reagon biznesmeni: Ja e vërteta!

30 October 2026, 09:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mediat maqedonase: Arrestohet pronari i spitalit "Sante Plus" në
Bilal Kara

Bilal Kara, pronari i rrjetit spitalor “Sante Plus”, është arrestuar në Maqedoninë e Veriut. 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase, që raportojnë se arrestimi i tij ka ardhur pasi ishte shpallur në kërkim nga Shqipëria. 

Pas lajmeve nga mediat maqedonase ka ardhur reagimi i biznesmenit të rrjetit spitalor “Sante Plus”.

Mediat maqedonase: Arrestohet pronari i spitalit "Sante Plus" në
Reagimi i Bilal Kara

Kujtojmë se, biznesmeni Kara ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2025, pasi akuzohet për abuzime të kryera përmes klinikës private "International Medicare", ish-"Sante Plus". 

Klinika u bllokua pasi dyshohet se nuk kishte raportuar fitime me vlerë 1 milion euro.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, policia zbuloi se kjo klinikë ofronte ilaçe të skaduara ose produkte të kontrabanduara, pesë punonjës u gjetën të pasiguruar. 

Arrestimi i Kara erdhi pas një aksioni të autoriteteve maqedonase si pjesë e një hetimi për dyshime për procedura të paligjshme që lidhen me operacionet në sy.

Gjatë operacionit, u godit një grup kriminal pjesë e të cilit ishin disa sh-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Republikën e Maqedonisë.

Raporothet se u arrestuan gjithsej 11 persona, përfshirë ish-drejtorin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Den Donçev./Marrë nga Fokus.mk


Video