Të moshuarës në Finiq i vjedhin banesën/ Autorët i marrin 6800 euro që i kishte kursyer për operacion!

2 November 2026, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të moshuarës në Finiq i vjedhin banesën/ Autorët i

Një e moshuar në fshatin Finiq është sulmuar nga disa persona ende të paidentifikuar ku i vodhën shtëpinë mbrëmjen e 31 tetorit dhe një pjesë të kursimeve që ajo kishte mbledhur për kryerjen e një operacioni shëndetësor. 

Autorët kanë marrë 6800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, në kohën kur e moshuara kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët jetojnë jo shumë arg banesës së saj.

Kur është kthyer në shtëpi, ajo ka gjetur dyert e shqyera dhe gjithçka të kthyer përmbys. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe shuma prej 6800 eurosh, të cilën e moshuara e kishte kursyer për një operacion që do të kryente. Deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë ngjarje.


Video