Grabitet me armë zjarri "Raiffeisen Bank" te Komuna e Parisit (FOTO+VIDEO)

2 November 2026, 10:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Grabitet me armë zjarri "Raiffeisen Bank" te Komuna e Parisit

Një grabitje me armë është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen. Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur.

Ende nuk ka të dhëna për shumën e parave të grabitura apo nëse ka persona të lënduar. Pritet që policia të japë detaje të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

 


Video