Stresi braktis protestën: Po largohem se ju nuk doni ta rrëzoni Ramën

31 October 2026, 22:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stresi braktis protestën: Po largohem se ju nuk doni ta rrëzoni
Stresi

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po zhvillohet qëndresa opozitare, por edhe pjesëmarrja e vogël.

Përmes një postimi në Instastory, Stresi shkruan se nuk dëshiron të qëndrojë më në protestë, pasi sipas tij, pjesëmarrësit nuk kanë vullnetin për të çuar deri në fund atë që ai e konsideron qëllimin kryesor: rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

“Byeeeeeeeeee. Kokë turku nuk bohem. Nuk dun me e rrezul Ramën. E gzoftshi! Sapo të largohem sonte, kismet nesër jau spjegoj që s'dun me e rrëxu Edi Ramën”, shkruan reperi.

Stresi akuzon organizatorët dhe pjesëmarrësit se po e zhvendosin vëmendjen nga objektivi politik.

“Nuk erdha me u rraskapit çdo ditë pa lidhje, sepse shteti është shtet dhe shteti do kryengritje me u rrëzu, ndryshe përditë ai fuqizohet dhe ty të shkatërron si popull”, shkruan ai.

Stresi braktis protestën: Po largohem se ju nuk doni ta rrëzoni

Postimi i Stresit vjen në një moment kur protesta kundër qeverisë ka regjistruar një numër të vogël pjesëmarrjeje.


Video