Protesta e së shtunës, policia procedon penalisht 10 qytetarë, gjobiten 13 të tjerë

22 Nëntor 2026, 12:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta e së shtunës, policia procedon penalisht 10 qytetarë,

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht këtë të diel 10 persona, pas përfshirjes së tyre në protestën e zhvilluar ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, përveç procedimeve penale, janë vendosur edhe 13 masa administrative për veprime të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nga shërbimet e Policisë së Tiranës, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të veprimeve të kundërligjshme, gjatë tubimit të zhvilluar dje, u proceduan penalisht 10 shtetas.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 13 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në to, si dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video