Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, zhduket shoferi

22 Nëntor 2026, 10:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm

Një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal vaditës në zonën e Kallmit të Fierit, në aksin që të çon drejt inceneratorit.

Sipas burimeve policore, aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin në një kthesë, duke përfunduar jashtë rruge dhe më pas në kanal.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit nuk është gjetur, dyshohet se mund të ketë braktisur makinën.


Video