ZYRTARE/ Trajneri shqiptar prezantohet në Arabi, firmos me klubin që largoi Gjokën

21 June 2023, 11:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

ZYRTARE/ Trajneri shqiptar prezantohet në Arabi, firmos me klubin që

Zekirija Ramadani ka firmosur zyrtarisht në kampionatin e Arabisë Saudite. Trajneri nga Shkupi është prezantuar ditën e sotme me skuadrën e Ohod Medina, skuadër kjo që militon në ligën e dytë arabe.

Ramadani nuk është trajneri i parë shqiptar që firmos në Arabinë Saudite, duke qenë se sezonin e fundit ishte Ernest Gjoka trajneri i skuadrës së Ohod.

ZYRTARE/ Trajneri shqiptar prezantohet në Arabi, firmos me klubin që

Ai arriti të përmbushte objektivin që ishte mbijetesa dhe më pas u shkarkua duke i lënë vendin Emanuel Egbos.

Ramadani ishte së fundmi trajner i Gjilanit në Kosovë ndërkohë që në Shqipëri ka drejtuar edhe skuadra si Egnatia apo Flamurtari.


Video