Short 'ferri' për Champions-in, Partizani 'peshkon' Bate Borisovin!

20 June 2023, 14:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Short 'ferri' për Champions-in, Partizani 'peshkon'

Shorti i fazës së parë kualifikuese të Champions League nuk është treguar aspak bujar me Partizanin kampion të Shqipërisë.

Kryeqytetasit do përballen me bjellorusët e Bate Borisov, një kundërshtar mjaft i vështirë në letër edhe për faktin se aktualisht janë në aktivitet, pasi është java e 11 e kampionatit.

Ndeshja e parë do të luhet në Shqipëri me 11 ose 12 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 18 dhe 19 korrik.

Pavarësisht vështirësive Partizani do tentojë të kalojë të paktën një fazë, për ta patur më lehtë rrugëtimin drejt Kupave të Europës.


Video