UEFA vlerëson “perlën” e Asanit kundër Moldavisë: A është goli më i bukur i këtij raundi?

18 June 2023, 15:17Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UEFA vlerëson “perlën” e Asanit kundër
Festa e Asanit

Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-0 ndeshjen e dytë eliminatore përballë Moldavisë, me gola të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Por goli, i parë duket se ka lënë mbresa dhe tek vetë UEFA e cila e ka futur atë mes 4 më të mirëve të mbrëmjes dhe ka kërkuar dhe votën e publikut për të vlerësuar atë që iu pëlqen më shumë.

Sulmuesi nga Shkupi zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike nga jashtë zone, duke gjetur trekëndëshin e portës.

Golat e tjerë që mund të votohen nga fansat e futbollit janë ai i Elmas ndaj Ukrainës, goli i Grant Leon Ranos në ndeshjen Uells-Armeni dhe goli i Bernardo Silvas në ndeshjen ndaj Bosnje Hercegovinës.


Video