Shqipëria fiton me gola spektakolarë, por dhurata e madhe na vjen nga Moldavia. Jemi të dytët në grup

20 June 2023, 22:42Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria fiton me gola spektakolarë, por dhurata e madhe na vjen nga
Goli i Asllanit

Shqipëria ka arritur të fitojë 3-1 në transfertë ndaj Ishujve Faroe, duke arritur në 6 pikë pas 3 ndeshjeve të para në grup.

Skuadra e Sylvinhos e nisi mirë ndeshjen teksa kaloi në avantazh me një gol të Bajramit në minutën e 20. Cikalleshi humbi mundësinë për të realizuar golin e dytë në minutën e 32-të teksa gaboi nga pika e penalltisë. Në fundin e pjesës së parë, vendasit barazuan rezultatin.

Pjesa e dytë nisi keq, pasi kuqezinjtë po vuanin presionin e vendasve. Për të zgjidhur këtë situatë mendoi Asllani, i cili realizoi një kryevepër në minutën e 51-të. Ishujt Faroe besuan dhe e rritën ndjeshëm presionin, por Muçi e vulosi ndeshjen në minutën e 92 pas një inkursioni personal nga mesi i fushës.

Megjithatë, surpriza e madhe erdhi nga Moldavia, e cila mposhti Poloninë dhe tashmë është Shqipëria në vendin e dytë në grup me 6 pikë, një më pak se Çekia e vendit të parë.

Shqipëria fiton me gola spektakolarë, por dhurata e madhe na vjen nga


Video