UEFA letër Armand Dukës: Jemi të lumtur që fituat, futbolli do vazhdojë të zhvillohet

16 March 2022, 14:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UEFA letër Armand Dukës: Jemi të lumtur që fituat, futbolli
Aleksander Čeferin dhe Armand Duka

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin ka uruar Armand Dukën pas rikonfirmimit në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit edhe për një mandat tjetër katër vjeçar.

Në garë për kreun e FSHF ishin edhe Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha.

Duka mori 37 vota, Starova 2 vota ndërsa 2 vota dolën të pavlefshme. Dritan Shakohoxha nuk ishte i pranishëm në Asamblenë Zgjedhore të FSHF.

Letra e plotë

I dashur Zoti President, I dashur Armand,

Jam i lumtur t’ju uroj për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ju uroj më të mirat në këtë mandat të ri dhe jam besimplotë se futbolli në Shqipëri do të vazhdojë të zhvillohet. Vetë Federata Shqiptare e Futbollit është shtylla kryesore e komunitetit të futbollit dhe punon shumë për të mbajtur në qendër të vëmendjes çështje kyçe si pjesëmarrja në evenimente të rëndësishme apo zhvillimi i infrastrukturës. Anëtarë të Komitetit HatTrick të UEFA-s, ku ju jeni edhe Zëvendës-Kryetar kanë vizituar së fundmi Shqipërinë për të parë nga afër progresin. Shumë shpejt, ju do të mirëprisni me ngrohtësi në skenë edhe futbollin europian, teksa do të luhet finalja e parë e UEFA Europa Conference League.

Armand, personalisht, do të doja t’ju falënderoja për angazhimin tuaj në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Të shprehura më sipër janë arritje shumë të veçanta për futbollin në Shqipëri, por është gjithashtu e rëndësishme të vlerësosh të gjithë punën që bëni për futbollin përtej kufijve tuaj.

Juaji sinqerisht,

Aleksander Čeferin

 

UEFA letër Armand Dukës: Jemi të lumtur që fituat, futbolli


Video