
Me Xavin në stol dhe me stabilizimin e situatës financiare, Lionel Messi është gati që të rikthehet në Barcelonë...gjithmonë nëse në Camp Nou do të jetë më i mirëpritur pas atij largimi të bujshëm e të dhimbshëm në verë.
Mediat në Francë dhe në Spanjë shkruajnë se “Pleshti” është i lodhur me PSG-në, stilin e lojës së Poketinos dhe për më tepër me kritikat dhe vërshëllimat e tifozëve, sidomos pas eleminimit nga Real Madrid në Champions League.
Sipas mediave spanjolle, ditët e fundit ka pasur kontakte mes Jorge Mesit, babai dhe menaxheri i lojtarit dhe Barcelonës.
Sipas “As”, drejtuesit e PSG-së nuk duan ta lejojnë Mesin të largohet, por tifozët nuk e duan argjentinasin dhe ata kanë një peshë të madhe në vendimin përfundimtar.