Zbulohet tenderi korruptiv që bëri miliarder Roman Abramovich

14 March 2022, 20:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet tenderi korruptiv që bëri miliarder Roman Abramovich

Një hetim i BBC-së ka zbuluar prova të reja në lidhje me marrëveshjet korruptive përmes të cilave vuri pasurinë marramendëse Roman Abramovich.

Pronari i Chelseat fitoi miliarda pasi bleu një kompani nafte nga qeveria ruse në një tender të manipuluar në vitin 1995. Abramovich pagoi rreth 250 milionë dollarë për Sibneft, përpara se t'ia shiste qeverisë ruse për 13 miliardë dollarë në 2005.

Avokatët e tij thonë se nuk ka asnjë bazë për të pretenduar se ai ka grumbulluar pasuri shumë të konsiderueshme përmes kriminalitetit.

Miliarderi rus u sanksionua nga qeveria britanike javën e kaluar për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus, Vladimir Putin. Asetet e Abramovich janë ngrirë dhe ai është shkarkuar si President i Chelsea.

Miliarderi rus ka pranuar tashmë në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar se ai ka bërë pagesa korruptive për të siguruar marrëveshjen për Sibneft.

Ai u padit në Londër nga ish-bashkëpunëtori i tij i biznesit, Boris Berezovsky në vitin 2012.

Abramovich fitoi çështjen, por ai përshkroi në gjykatë se si ankandi origjinal i Sibneft ishte manipuluar në favor të tij dhe se si ai i dha Berezovsky 10 milionë dollarë për të paguar një zyrtar të Kremlinit.

BBC Panorama ka siguruar një dokument që mendohet se është nxjerrë kontrabandë jashtë Rusisë.

Informacioni iu dha programit nga një burim konfidencial, i cili thotë se ishte kopjuar fshehurazi nga dosjet e mbajtura e Abramovich nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

Dokumenti thotë se qeveria ruse humbi 2.7 miliardë dollarë në marrëveshjen e Sibneft - një pretendim i mbështetur nga një hetim parlamentar rus i vitit 1997. Dokumenti thotë gjithashtu se autoritetet ruse donin të akuzonin Abramovich për mashtrim.

Aty thuhet: "Hetuesit e Departamentit të Krimeve Ekonomike arritën në përfundimin se nëse Abramovich mund të sillej në gjyq, ai do të ishte përballur me akuza për mashtrim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.


Video