U afrua në fushë për ta ngushëlluar, por Turam tallet me Lamine Jamal në rrjetet sociale: Një mision, ëh…

7 May 2025, 12:07Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U afrua në fushë për ta ngushëlluar, por Turam tallet me

Lamine Jamal ishte një nga më të mirët e Barcelonës në gjysmëfinalen kundër Interit.

Talenti spanjoll tentoi disa herë portën, por nuk arriti të mposhte portierin Zomer.

Pas eliminimit nga Championsi, ai dukej totalisht i shkatërruar.

Nga ana tjetër sulmuesi i Interit, Markus Turam u duk sikur iu afrua për ta ngushëlluar, por në rrjetet sociale është tallur. Francezi publikoi një foto duke shkruar me ironi:

“Një mision, ëh”, postimi që e shoqëroi së bashku me emoji që shfaqin lot nga e qeshura.

Ky postim nuk zgjati shumë në profilin e tij pasi e fshiu, por nuk arriti që të mos bëhej viral në rrjet.



Video