Një video po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale në Itali, ku shfaqet një tifoz i cili po bën një bisedë me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito.
Një telefonatë ku drejtuesi i klubit italian nuk kursehet kundër futbollistëve të tij.
“Lojtarët kanë m** në tru, përndryshe nuk do bënin futbollistin. A ke parë ndonjëherë një lojtar inteligjent? Lojtarët ndahen në katër kategori: normal, të mirë, shumë të mirë dhe kampionë”, tha ai fillimisht.
Më pas ngacmohet për eliminimin e Lacios ndaj Bodo/Glimt dhe aty nuk përmbahet.
“Bodo është një skuadër të mbaruarish. Noslin na kushtoi 18 milionë, e donte trajneri, nuk e kërkova unë. Tani ai më tha “po çfarë i ka ndodhur, vitin e kaluar ishte fenomen””.
Tifozi më pas e pyet për Tçauna që kishte pëlqyer postimin e UEFA-s për kualifikimin e Bodo.
“Ai është me të vërtetë budalla, nuk di as italisht”, përgjigjet Lotito.
Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka shtyrë Lotiton të reagonte.
Rispondere a telefonate random e massacrare Noslin (“la merda nel cervello”), Baroni e Tchaouna (“cretino”). Oltre a insultare i calciatori in generale. Ma si può?
— Franco Spicciariello (@spicciar) May 3, 2025
Il primo vero compito di @emanuelefloridi alla #Lazio dovrà essere sequestrare il telefono a #Lotito… pic.twitter.com/EOOa6Eakyp
Ai ka shkuar në polici ku ka denoncuar atë që sipas tij është klonimi që dikush i ka bërë celularit të tij.
Sipas Lotitos, çdo gjë është një mashtrim.
Kësisoj, Lotito i ka kërkuar policisë të hetojë këtë ngjarje të rëndë e zbulojë autorët e krimit, si dhe të heqë videon nga rrjetet sociale, pasi e cilëson false dhe mashtrim.