Carlo Ancelotti tërbohet me Brazilin

2 May 2025, 17:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Carlo Ancelotti tërbohet me Brazilin
Carlo Ancelotti

E ardhmja e Carlo Ancelotti-t është e paqartë dhe duket se Real Madridi dhe Florentino Perez kanë luajtur një rol të madh në këtë situatë.

Trajneri italian kishte vendosur që të merrte drejtimin e kombëtares braziliane të futbollit në Qershor pas përfundimit të sezonit të La Liga-s dhe marrëveshja dukej se ishte në fuqi.

Por pasi palët arritën akordin, Los Blancos e bllokuan lëvizjen, me Presidentin Perez që ia bëri të qartë italianit se ai nuk do ta marrë pagën e mbetur nëse largohet në qershor.

Zhvillimet e fundit rrezikuan bisedimet dhe sipas mediave spanjolle e çuan situatën deri aty sa Ancelotti të mendonte që të ndërpriste bisedimet.

Sipas mediave braziliane, 65-vjeçari është i zemëruar jo vetëm me Real Madridin, por edhe me Brazilin për mënyrën se si e kanë menaxhuar situatën.

Ndërsa është me të vërtetë Real Madridi ai që e ka komplikuar largimin e tij, ai është veçanërisht i zemëruar me institucionin brazilian të futbollit, sepse çdo hap i negociatave mes tij dhe ekipit kombëtar ka rrjedhur vazhdimisht në shtyp.

Italiani ndihet i mbytur nga thashethemet e vazhdueshme. E megjithatë Brazili ende nuk ka hequr dorë nga firma me të dhe se ata do të bëjnë një përpjekje të fundit për trajnerin e Real Madridit në ditët në vijim.

Përfundimi pozitiv i negociatave do të varet nëse trajneri mund të transferohet në Qershor apo ndërkohë që ‘galaktikët’ po punojnë për të gjetur trajnerin e ri. Në krye të listës është tekniku i Bayer Leverkusen Shabi Alonso, me spanjollin që ka shprehur gatishmërinë të marrë drejtimin e rekordmenëve të Europës.


Video