A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Cristiano Ronaldo i ka thënë jo Botërorit të Klubeve që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë verës me 32 skuadra pjesëmarrëse.
Sulmuesi portugez nuk e ka pranuar ofertën e arabëve të Al Hilal për t’iu bashkuar vetëm për këtë turne, duke mos braktisur Al Nassr për pak kohë. Cristiano Ronaldo nëse do të kishte pranuar do të përballej me ish-ekipin e tij Real Madrid, pasi janë pjesë e të njëjtit grup.
Është mohuar edhe hipoteza e kalimit tek egjiptianët Al Ahly që ka në grup Inter Miami ku luan edhe Lionel Messi, që do të ishte një tjetër përballje mes futbollistëve që kanë dominuar fushat për një kohë të gjatë.
Cristiano Ronaldo është pranë rinovimit me Al Nassr.