“Nuk ka qenë një vendim i lehtë…”, Arnold njofton largimin nga Liverpool, gati kontrata 5-vjeçare me Realin

5 May 2025, 18:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Nuk ka qenë një vendim i lehtë…”, Arnold
Trent Alexander-Arnold

Trent Alexander-Arnold ka njoftuar largimin nga Liverpool, pas përfundimit të këtij sezoni, kur i përfundon edhe kontrata.

Ishte vetë lojtari që e bëri të ditur vendimin, duke thënë se pas 20 vitesh si pjesë e të kuqve, mendon se i duhet diçka e re.

“Para së gjithash dua të them se ky nuk ka qenë një vendim i lehtë. Jam menduar shumë. Kam qenë këtu prej 20 vitesh. E kam dashur çdo minutë këtu. Kam arritur të gjitha ëndrrat e mira dhe kam arritur ato që kam ëndërruar. Pasi kam dhënë gjithçka për 20 vite, mendoj se kam arritur në një pikë ku kam nevojë për një ndryshim. Më duhet një sfidë e re për veten tim, si lojtar dhe si person. Mendoj se tani është koha e duhur për ta bërë këtë”, tha Arnold.

Anglezi ka vendosur edhe skuadrën ku do të vazhdojë karrierën. Arnold prej kohësh ka arritur akordin për t’u transferuar te Real Madrid si lojtar i lirë.

Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano palët kanë marrëveshje mes tyre, për një kontratë 5-vjeçare, e cila do të firmoset menjëherë sapo të mbyllë aventurën te Liverpool.

26-vjeçari do të provojë aventurën e parë jashtë Anglisë, pasi ka qenë pjesë e Liverpool nga fëmijëria, duke kaluar nga akademia deri tek ekipi i parë në vitin 2016.

Ai numëron 352 paraqitje me të kuqtë, duke shënuar 23 gola dhe duke ngritur tetë trofe, përfshirë titullin e Premier League të këtij sezoni.

 

 


Video