Një incident i vogël ndërpreu për pak çaste ndeshjen mes Espanyol dhe Atletico Madrid gjatë pjesës së dytë: asistenti i arbitrit, Rodriguez Moreno, u gjend papritur me këmbët përpjetë pasi u rrëzua nga Giuliano Simeone, i cili pa dashje e pengoi ndërsa po stërvitej pranë pankinës së tij. Arbitri spanjoll përfundoi duke bërë një salto të pabesueshme, por u ngrit menjëherë në këmbë, duke i dhuruar tifozëve një nga skenat më gazmore të javës.
Arbitri u gjend me kokë poshtë dhe këmbët përpjetë në një fraksion sekonde, pa kuptuar as se çfarë ndodhi saktësisht. Për fat të mirë, ai arriti ta përfundonte ndeshjen për të cilën ishte caktuar, pavarësisht rënies së papritur që mund t’i kishte shkaktuar ndonjë problem në shpinë.
Ishte Giuliano Simeone ai që shkaktoi rrëzimin spektakolar të anësorit, i cili po ndiqte aksionin në fushë duke vrapuar përgjatë vijës me flamurin në dorë. Futbollisti i Atletico Madrid po stërvitej pranë pankinës kur papritur u gjend në të njëjtën trajektore me arbitrin: argjentinasi e pengoi pa dashje, duke shkaktuar një rrëzim spektakolar.
— Teta Out (@TheFatSpectator) March 29, 2025
Zoti Rodriguez Moreno po vraponte me shpejtësi të madhe dhe për këtë arsye saltoja e tij ishte thuajse kinematografike. Ai u rrotullua, fatmirësisht pa u lënduar, dhe u ngrit menjëherë, duke përfunduar për një moment me këmbët në ajër dhe duart në tokë për t’u mbështetur dhe për të rifituar ekuilibrin. Nga pankina, Simeone u përpoq të tërhiqte vëmendjen e arbitrit kryesor për të ndalur për pak lojën, por asistenti vazhdoi pa probleme, pasi u bë protagonisti i një prej imazheve më të çuditshme të kësaj jave në internet.