Dinamo fiton derbin, Partizani humb penallti në fund. Teuta merr një fitore jetike ndaj Skënderbeut

27 March 2025, 19:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dinamo fiton derbin, Partizani humb penallti në fund. Teuta merr një
Dinamo-Partizani dhe Teuta-Skënderbeu

Dinamo fitoi minimalisht në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, në një sfidë me fund dramatik.

Blutë e Ilir Dajës iu falën një goli të shënuar nga Zabërgja në minutën e 60-të, për të marrë fitoren.

Partizani kishte mundësinë e artë për të barazuar shifrat, por Domgjoni humbi penalltinë në minutën e 94-t. Gjuajtja e mbrojtësit u përplas në transversë.

Me këtë fitore, Dinamo mban vendin e dytë me 54 pikë, ndërsa Partizani renditet i katërti me 10 pikë më pak.

Në sfidën tjetër, Teuta mori një fitore jetike ndaj Skënderbeut me rezultatin 1-0. Golin e vetëm për durrsakët e shënoi Toma në pjesën e parë.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në vendin e shtatë me 33 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 30 pikë. 


Video