Goli spektakolar i Yildiz, por merita ishte e Tudor që dha ‘asist’: Çfarë ndodhi kundër Genoa (VIDEO

30 March 2025, 15:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goli spektakolar i Yildiz, por merita ishte e Tudor që dha
Pamje nga aksioni

Dora e Igor Tudor ishte vendimtare te goli i Yildiz kundër Genoas. Është pikërisht rasti për ta përshkruar kështu gjestin e trajnerit të ri të Juventus, i cili u ul për herë të parë në pankinën bardhezi pasi zëvendësoi të shkarkuarin Thiago Motta.

Trajneri kroat e tregoi menjëherë karakterin dhe mentalitetin e tij fitues me një veprim vendimtar në fushë. Te goli i sulmuesit turk, vihet re qartë se gjithçka nisi nga dëshira e Tudor për të përshpejtuar lojën.

Vlahovic ndali topin, por iu mor menjëherë, pikërisht para pankinës së Juventus.

Koopmeiners përshpejtoi lojën falë “sugjerimit” të Tudor

Topi i larguar nga serbi përfundoi jashtë vijave në duart e Tudor. Trajneri bardhezi vërejti një mbrojtës të Genoa jashtë pozicioni dhe e shfrytëzoi këtë mundësi duke e kaluar menjëherë topin me duar te Koopmeiners. Kështu, holandezi e kreu shpejt rivënien anësore, ndërsa topi u përplas te Vlahovic, duke i dhënë mundësinë Yildiz të depërtonte në zonën e rreptësisë.

Rezultati? Një gol spektakolar i turkut, i cili kalon me driblim dy mbrojtës të skuadrës ligure përpara se të dërgonte topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Juventus, rreth dy muaj e gjysmë pas golit të fundit të shënuar në derbi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juventus (@juventus)

Tudor më pas shpërtheu në një festim plot pasion sapo pa topin të përfundonte në rrjetë. Një gol që shpërtheu gëzimin e publikut bardhezi dhe tifozëve ultras të “Zonjës së Vjetër”, të cilët pikërisht në këtë ndeshje i dhanë fund bojkotit të tyre, nisur kur në pankinë ishte Thiago Motta.

Gjesti i Tudor te goli i Yildiz ishte pasqyrimi i mentalitetit të tij: ai kërkon më shumë shpejtësi në lojë dhe kishte kërkuar nga Gatti të shtrëngonte dhëmbët përpara se të dilte nga fusha, pikërisht për të ndihmuar Juventus në një fazë ku po ushtronte presion ndaj Genoa. Me pak fjalë, një gol i parë i tillë për Juventus ishte diçka që Tudor me siguri nuk e kishte imagjinuar.


Video