Salihi i grisi kartonin e kuq, Jorgji “plas bombën” pas 6 vitesh: Nuk ishte Enea ai në Kukësi-Skënderbeu

30 March 2023, 21:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Salihi i grisi kartonin e kuq, Jorgji “plas bombën” pas 6
Enea Jorgji në ndeshjen Kukësi-Skënderbeu

Gjyqtari i njohur, Enea Jorgji, i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, foli për karrierën e tij të gjatë në futboll.

I pyetur për momentin më të vështirë, Jorgji përmendi atë të gjashtë viteve më parë, Kukësi-Skënderbeu.  

"Momenti më i vështirë në karrierë ka qenë një ndeshje që vendosi sezonin, mes Kukësit dhe Skënderbeut. Me vendimmarrjet e mia atë kohe, u acaruan tifozët, por gjithçka është kaluar dhe gjithsecili duhet të kuptojë se nuk ishte Enea ai i asaj ndeshje.", tha Jorgji.

Në atë ndeshje, e cila shpalli Kukësin kampion, Enea Jorgji i dha një karton të kuq shumë të dyshimtë që në minutën e '11 të takimit Gledi Micit. Nuk mjaftoi me kaq, por Kukësi fitoi një penallti të dyshimtë në minutën e 47-të të pjesës së dytë me Eminin.

E "masakra" nga arbitrimit ndaj Skënderbeut në atë ndeshje nuk u ndalua, pasi Latifi u pengua brenda zonës dhe Enea Jorgji jo vetëm që nuk e dha penallti, por i dha dhe karton të verdhë për stimulim. Ai moment solli acarimin e korçarëve, ku Jorgji i dha karton të kuq edhe Tefik Osmanit dhe Hamdi Salihit. Pas këtij momkenti, Salihi i mori kartonin e kuq nga dora Enea Jorgjit dhe e grisi, teksa iu drejtua dhomave të zhveshjes. Por pas rifillimit të lojës Salihi u pa përsëri në fushë, edhe pse kishte marrë karton të kuq.

A mos ndoshta, Enea Jorgji na tha sot se vendimet e marra në atë ndeshje që vendosi fatet e sezonit nuk ishin prej tij, por me urdhër të dikujt tjetër?


Video