
Futbollisti i talentuar kroat Mario Vuskovic u shpall fajtor për doping dhe u pezullua për dy vjet. Dënimi u konfirmua nga klubi i tij Hamburg.
Lojtari 21-vjeçar dështoi në testin për doping në mesin e shtatorit të vitit të kaluar pasi në kampionin e urinës u gjetën gjurmë të eritropoietinës. Ai doli pozitiv për EPO, pra doping në gjak.
Është një hormon që stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, gjë që në fund lejon gjakun të thithë më shumë oksigjen.
“Si rezultat i procedurës, gjykata sportive e DFB-së është e sigurt me siguri të mjaftueshme se analizat e mostrave A dhe B të urinës së lojtarit kanë treguar praninë e eritropoietinës ekzogjene, shkurt EPO.
Substanca, përfaqëson një shkelje të dënueshme të rregulloreve antidoping të DFB-së -a", tha Stephan Oberholz, president i gjykatës sportive të DFB.
Vuskovic ka luajtur 13 ndeshje për kombëtaren e re të Kroacisë dhe ka shënuar dy gola. Dënimi i tij zgjat deri më 14 nëntor 2024.