VIDEO/ Lionel Messi tripletë për 17 minuta, Argjentina argëtohet dhe fiton me 7 gola

29 March 2023, 12:40Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

VIDEO/ Lionel Messi tripletë për 17 minuta, Argjentina argëtohet

Kampionët e botës, Argjentina fitoi 7-0 me Curacao në një ndeshje miqësore të zhvilluar në provincën e Santiagos në vendin e Amerikës Latine. Kundër kombëtares së ishullit të vogël, Albiceleste u duk se e kishte stërvitore duke shënuar shtatë gola.

Curacao mbase e ka të vështirë të formojë një ekip të denjë për t'i bërë ballë kampionëve të botës, ama lojtarët që luajtën do mbajnë mend se janë përballur me ekipin që fitoi Botërorin.

Lionel Messi shkëlqeu në këtë duel, duke shënuar tripletë në harkun e 17 minutave. Konkretisht në të 20 minutë, në të 33 dhe 37, Messi e dërgoi tre herë topin në rrjetë për kuotën e 102 golave me kombëtaren.


Golat e tjerë për Albicelesten u shënuan nga Gonzales, Fernandes, Di Maria dhe Montiel. Pas fitores me Panamanë po në miqësore, Argjentina merr një tjetër rezultat të mirë para tifozëve të tyre në stadiumin me kapacitet prej 30 mijë vendesh.


Video