Nëse Japonia nuk do të fitonte ndeshjen me Spanjën, Gjermania do të ishte kualifikuar falë diferencës më të mirë të golave. Kjo nuk ndodhi, sepse Tanaka shënoi një gol të destinuar të shpërthejë polemikat. Pikërisht kështu. Sepse përpara se sulmuesi të dërgonte topin në rrjetë, topi duket se e ka kaluar vijën fundore.
Në fakt, arbitri e anuloi golin në fushë. Pastaj VAR e thirri dhe vlerësoi golin e fitores së aziatikëve, që nxori jashtë Gjermaninë.
Por a ishte një gol i rregullt? Pamjet evidentojnë një dalje të topit përtej vijës fundore, përpara se të kthehej te Tanaka, që realizoi golin që flaku Gjermaninë jashtë Botërorit. Me sy të lirë duket një top që ka dalë jashtë, ashtu si asistenti e pa gjatë lojës. Por ndërhyrja e VAR ktheu vendimin, duke i lënë dyshime tifozëve gjermanë.
