Kombëtarja e Belgjikës është plot me yje, por ata janë në prag të eliminit që në grupe dhe situata nuk duket aspak mirë, pasi mes futbollistëve ka patur shumë zënka. Replikat kanë qenë të ashpra, ku mundohen t'ia hedhin fajin njëri-tjetrit.
Pas debatit të Hazard me Vertonghen, një tjetër konflikt duket se po përçan një nga skuadrat më të talentuara të Kupës së Botës. De Bruyne dhe Courtouis, dy ish-miq të ngushtë të rritur bashkë në të gjitha ekipet zinxhir nuk flasin me njëri-tjetrin që prej vitit 2013.
Shkak është bërë ish e fejuara e mesfushorit Caroline Lijnen që 8 vite më parë udhëtoi në Madrid për të nisur një histori paralele edhe me portierin që në atë kohë aktivizohej te Atletico.
Sapo zbuloi tradhtinë, De Bruyne vendosi të mos kishte më asnjë komunikim me shokun e tij dhe që prej asaj kohe, të dy nuk kanë më asnjë kontakt verbal.