200 milionë për sezon! Cristiano Ronaldo shumë pranë marrëveshjes me klubin e ri

30 November 2022, 17:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
200 milionë për sezon! Cristiano Ronaldo shumë pranë
Cristiano Ronaldo

Superylli portugez Cristiano Ronaldo pritet të bëhet me skuadër të re pas “Katar 2022”.

Siç bëhet e ditur nga “Marca”, Ronaldo pritet t’i bashkohet skuadrës së arabe Al-Nassr pas Kupës së Botës, pasi raportohet se ka arritur marrëveshje në vlerë prej 500 milionë eurosh me klubin nga Arabia Saudite.

37-vjeçari është në kërkim të skuadrës së tij të re, pasi Manchester United i shkëputi kontratën në përgjigje të intervistës bombastike të tij me Piers Morgan.

Krerët e United ishin të nevrikosur që Ronaldo e pranoi; se ai nuk ka respekt për Erik ten Hag dhe se akuzoi drejtuesit e klubit se ata dështuan për të përmirësuar kushtet në qendrën stërvitore.

Ronaldo, i cili kishte edhe shtatë muaj të mbetur në kontratën e tij me “Djajtë e Kuq” e cila kishte një vlerë prej 580,000 në javë, nuk mori dëmshpërblim nga United pas largimit të tij.

Por “Pesë herë fituesi i Topit” raportohet se tani ka arritur një marrëveshje në parim, për t’u transferuar te skuadra e Al-Nassr.

“Marca” pretendon se Ronaldos i është ofruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me vlerë prej 200 milionë eurosh në sezon.


Video