Orë kritike për ish-presidentin e Interit, Massimo Moratti shtrohet në intubim

27 August 2025, 19:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Orë kritike për ish-presidentin e Interit, Massimo Moratti shtrohet
Massimo Moratti

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, është shtruar në terapi intensive. Shkak për këtë janë bërë problemet me pneumoninë.

Gjendja e tij nuk konsiderohet kritike, por mbetet serioze, dhe intubimi ishte i nevojshëm pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Moratti është 80 vjeç, ditëlindjen e ka festuar më 16 maj.

Ai qëndroi në krye të Interit për 18 vite, periudhë në të cilën fitoi 16 trofe. Suksesi më i madh ishte Tripleta e vitit 2010.

Fëmijët e tij organizuan një festë për Massimo Morattin pak muaj më parë dhe morën pjesë mbi 100 ish-lojtarë të Interit.

Ndër ta ishin emra të njohur si Ronaldo, Recoba dhe Vieri.

Ai mbetet një nga figurat më të rëndësishme në historinë e klubit zikaltër.


Video