Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht.
Zhegrova, një prej futbollistëve më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, luan aktualisht te skuadra franceze Lille.
Gjatë kësaj hapësire të merkatos, emri i tij është lidhur me klubin gjigant italian, Juventus.
Kjo lëvizje mund të ndihmojë Juventusin, pasi në këtë mënyrë Zhegrova nuk do të jetë më ekstrakomunitar nëse do të luajë në Itali.
Fantazisti kosovar ka dhënë “ok” për kalimin te bardhezinjtë dhe marrëveshja me Lille është gati të mbyllet për 18-20 milionë euro.
Francezët e dinë se do ta humbasin lojtarin, por gjithçka varet nga largimi i Nico González nga Juventus.
Për të, i vetmi pretendent është Atletico Madridi, që ka ofruar maksimumi 20 milionë euro, shumë e ulët për Juventusin.