Ekipi kazak bën histori, eliminon Celtic dhe kualifikohet për herë të parë në Champions League

26 August 2025, 23:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ekipi kazak bën histori, eliminon Celtic dhe kualifikohet për
Festa dhe lotët e futbollistëve të Kairat Almaty

Kairat Almaty shkroi historinë e futbollit kazak duke siguruar për herë të parë kualifikimin në grupin e Champions League, pas një suksesi të pabesueshëm kundër gjigantit skocez Celtic, fitues i tripletës në sezonin 1966-67.

Heroi i sfidës ishte portieri 21-vjeçar Temirlan Anarbekov, i cili u aktivizua në kushte emergjente, por u kthye në legjendë. Ai priti tre penallti vendimtare në serinë e 11-metërshave, duke kuptuar krahun e Idah, McCowan e Maeda; dhe duke çuar të tijtë drejt mrekullisë.

Në 180 minuta lojë dhe shtesë, Celtic dominoi me përvojë, por nuk gjeti kurrë zgjidhje përballë disiplinës dhe shpirtit luftarak të vendasve. Me fërshëllimën e fundit të arbitrit, stadiumi shpërtheu në festë të jashtëzakonshme. Kairat u bë skuadra e dytë nga Kazakistani që arrin grupet e Champions League, pas Astanës një dekadë më parë.

Në anën tjetër, për Brendan Rodgers dhe Celtic, ky eliminim është një goditje e rëndë sportive dhe financiare, pasi humbja e grupit i kushton klubit miliona euro të ardhura.


Video