
Pas lajmit nga Anglia se Manchester United ka zyrtarizuar ofertën prej 100 milionë eurosh për Victor Osimhen, De Laurentis, Presidenti i Napolit duket i joshur nga shuma e madhe dhe është gati të mbyllë marrëveshjen.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti i napoletanëve u takua të mërkurën me lojtarin dhe agjentin e tij dhe paralelisht ka gati edhe emrin e zëvendësuesit të Osimhen. Ai është Armando Broja.
Sulmuesi i ri kuqezi ka spikatur këtë sezon te Southampton, ku ndodhet i huazuar, ndaj ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme europiane.
Me sponsorizimin edhe të Edy Reja, ish-trajnerit të Napolit, sytë e presidentit De Laurentis janë kthyer nga 20-vjeçari shqiptar. Madje, në listën e dëshirave të merkatos së kësaj vere ndodhet edhe mesfushori i kombëtares sonë kuqezi, Asllani, aktualisht pjesë e Empolit në Serie A.
Prestigjiozja sportive italiane e konsideron Brojën si “Bobo Vierin e ri”: “Napoli identifikon sulmuesin e Chelsea si zëvendësues për Victor Osimhen, të lidhur me klubet angleze. De Laurentiis do të kërkojë ta shesë Victor Osimhen për një tarifë transferimi prej rreth 100 milionë euro, me Manchester United dhe Arsenalin që shfaqen favoritë për ta blerë sulmuesin nigerian.
20-vjeçari konsiderohet si një opsion perfekt për të zëvendësuar Osimhen, me këtë të fundit që synon të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm, shkruan gazeta italiane.