Mediat italiane kanë përgënjeshtruar lajmin se ‘mbreti i merkatos’ Mino Raiola ka ndërruar jetë. Ansa.it shkruan se kreu i Njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele, Alberto Zangrilo është shprehur se Raiola është gjallë, por në gjendje të rëndë. Zangrilo gjithashtu bën thirrje që të hetohen gazetarët të cilët kanë shkruar për vdekjen e agjentit të yjeve të futbollit.
Por miku i tij i ngushtë ka mohuar gjithçka. Jose Fortes Rodriguez, krahu i djathë i agjentit, informon “NOS” se nuk është e vërtetë. “Ai është në një gjendje të keqe, por nuk ka vdekur”, Agjenti holandez i futbollit me origjinë italiane ka disa kohë që po lufton me prombleme shëndetësore.
Mino Raiola është shtruar në spital në gjende të rëndë shëndetësore dhe është duke luftuar për jetën. Agjenti i njohur i futbollit është i sëmurë prej kohësh. Pati bërë një ndërhyrje janarin e kaluar, por javët e fundit gjendja është përkeqësuar. Mediat italiane raportuan në orët e fundit vdekjen e tij, që u përgënjeshtrua nga Alberto Zangrillo, drejtues i njësisë së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të spitalit San Raffaele ku po mjekohet Raiola. "Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudogazetarëve që po spekulojnë mbi jetën e një njeriu që po lufton".
Ndërkohë në profilin zyrtare të Raiolës është publikuar një mesazh: "Për herë të dytë në 4 muaj më kanë bërë të vdekur, duket se jam i aftë dhe të ringjallem".
Current health status for the ones wondering: pissed off second time in 4 months they kill me. Seem also able to ressuscitate.
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 28, 2022