Harakiri Inter: Bolonja merr tri pikët dhe i dhuron gjysmë kampionati Milanit

27 April 2022, 22:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Harakiri Inter: Bolonja merr tri pikët dhe i dhuron gjysmë kampionati
Interi ne Bolonja

E pabesueshme në Dall'Ara. Interi i dhuron vetëm gjysmë kampionati Milanit duke humbur në Bolonja. Kuqezinjtë tani kanë shansin të fitojnë titullin e parë kampion pas më shumë se një dekade dhe të 19-in në histori për të barazuar pikërisht Interin që bëri vetëvrasje në "Dall Ara".

Ndeshja e prapambetur dhe e shumëpërfolur mes zikaltërve e bolonjezëve përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për skuadrën e Simone Inzaghit që u mund 2-1 nga skuadra e ish-ëve Mihajlovic e Arnautovic.

Nisi gjithçka në dishezë për Interin që kaloi menjëherë në avantazh me Perisic dhe kur u mendua se shtroi rrugën duke tentuar edhe të dytin, Bolonja barazoi me Arnautovic dhe madje bëri rezistencë heroike për të shtuar golin e nokdaunit me Sansonen pas një gafe të portierit Radu.

Mbrëmje "horror" për milanezët zikaltër që tashmë e ndjekin Milanin me dy pikë më pak, por me numër të barabartë ndeshjesh, 34. Topi mbetet në këmbët e skuadrës së Stefano Piolit.


Video