Milan në krye të Serie A, Pioli ekzalton të vetët: Kam një skuadër të fortë, De Ketelaere ka kualitet të madh

28 August 2022, 15:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Milan në krye të Serie A, Pioli ekzalton të vetët: Kam
Stefano Pioli

Stefano Pioli shijon fitoren e Milanit të tij ndaj Bolonjës.

“Është një sezon ndryshe, do të luajmë 7 ndeshje në 21 ditë dhe do të ketë nevojë për rotacione. Lojtarët janë mirë, ndaj u përpoqa t’i jepja dikujt më shumë kohë dhe t’i lija dikujt tjetër të marrë frymë. Në nivel përgatitjeje kemi bërë të njëjtat gjëra si vitin e kaluar, ndërsa nga sot diçka do të ndryshojë. Është thelbësore të rikuperojmë energjinë, stafi ynë duhet të punojë mirë. Kam shumë titullarë: sot (dje) nuk u aktivizuan Origi, Rebic dhe Diaz; kam një ekip të fortë”, shpjegoi ai për mikrofonat e Milan TV

Për De Ketelaere: “Ai ka treguar tashmë disa cilësi të rëndësishme, ai vetëm do të rritet. Duhet të ketë më shumë njohje me shokët e tij, por këto janë procese që kërkojnë pak kohë”.

“Bilanci nuk është vetëm taktik, por edhe mendor. Ne nuk duhet të humbasim intensitetin, por jemi një ekip i pjekur dhe i gatshëm që e di se çfarë po bën dhe që di kur të menaxhojë situata të caktuara – shtoi trajneri –. Ndeshjet janë të vështira: ne bëmë mirë, por e dimë se mund të bëjmë edhe më mirë”. Duartrokitjet janë të gjitha për Leaon. “Ai është shumë i kënaqur dhe plot dëshirë. Ai është një djalë shumë inteligjent dhe ka një gjuhë trupi që ndoshta e tradhëton, por ai mund të bëjë shumë mirë dhe nuk duhet të ndalojë përpjekjet për t’u rritur”.

Faktori San Siro: “Publiku është fantastik. Të mbërrije në San Siro me autobus me të gjithë tifozët që na presin jashtë, t’i gjesh brenda… na jep të gjithë energjinë që kërkon ndeshja”.


Video