Ballkani mëson kundërshtarët, grupi i vështirë për skuadrën kosovare

26 August 2022, 18:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ballkani mëson kundërshtarët, grupi i vështirë për
Ballkani u kualifikua për në grupe pasi mposhti Shkupin, një tjetër skuadër shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Ballkani, ekipi i parë kosovar në histori që do të luajë në një fazë grupesh të një kompeticioni europian do të përballet me kundërshtarë të fortë në fazën e grupeve të Conference League.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka rënë në Grupin G, me turqit e Sivasporit, rumunët e CFR Cluj dhe dhe çekët e Slavia e Pragës.

Bazeli i Taulant Xhakës ka rënë në Grupin H, me Slovan Bratislavën, Zalgiris dhe Pjunik.

Mes klubeve më me emër që bëjnë pjesë në grupet e Conference League janë Vilarreali, Uest Hemi dhe Fiorentina, apo AZ Alkmar.


Video