Florian Marku, “mbret” në “Air Albania”, fiton titullin WBC Silver (FOTO)

25 August 2022, 22:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Florian Marku, “mbret” në “Air Albania”, fiton
Florian Marku

Florian Marku mbetet i pamposhtur.

Florian Marku u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Pas 10 raundesh të luftuar, ku të dy boksierët treguan nivel të lartë, shqiptari fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, 96-91, 96-92, 95-92.

Një ndeshje mjaft e fortë nga të dy boksierët, por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar.

Me mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani.

Kjo para publikut shqiptar ka qenë edhe fitorja më emocionuese e Markut.



Video