Frikë në ‘Air Albania’, boksieri shqiptar përfundon pa ndjenja në ring (VIDEO)

25 August 2022, 21:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Frikë në ‘Air Albania’, boksieri shqiptar përfundon
Boksieri shqiptar përfundon pa ndjenja në ring

Momente frikë kanë përfshirë për disa minuta ringun e boksit të improvizuar të stadiumit “Air Albania”.

Në ndeshjen e vlefshme për titullin WBC Youth, mes shqiptarit Amarildo Vranja dhe bullgarit Velev, boksieri shqiptar ka përfunduar pa ndjenja në ring, që në raundin e parë, pas një goditjeje të marrë.

Situata ka shkaktuar frikë te të pranishmit, pasi boksieri shqiptar ka qëndruar i shtrirë pa asnjë shenjë, por u përmend fatmirësisht pas disa minutash, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

Edhe boksieri bullgar, që fitoi trofeun, u ul disa herë në gjunjë duke u lutur që të mos ishte shkaktar i ndonjë tragjedie.

Vranja u largua me këmbët e tij nga ringu. Përveç tronditjes së fortë nga grushtet e kundërshtarit, boksieri shqiptar dukej në gjendje të mirë, por duhet të bëjë vizita të specializuara.





Video